Mandati i ri i Kurtit: Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë i shkojnë për përhajr, diskutohet stabiliteti institucional

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur dje në Zyrën e Kryeministrit përfaqësuesit diplomatikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë.

Në takim morën pjesë e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves dhe ambasadori gjerman Rainer Rudolph.

Kurti bëri të ditur se nga të tre diplomatët ka pranuar urime për Qeverinë dhe mandatin e ri.

Gjatë takimeve është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës me këto tri shtete, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të tyre.


Sipas Kurtit, në fokus ishin edhe përparimi demokratik, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe proceset integruese të Kosovës.

Një pjesë e diskutimeve iu kushtua edhe zhvillimeve aktuale dhe nevojës për stabilitet institucional, veçanërisht pas situatës së krijuar më 16 shtator.

Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë ndaj Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit