Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar gjatë ditës pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit.
Ai ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e presidentes Vjosa Osmani, teksa ka thënë se kryesuesi i Kuvendit, Astrit Dehari, po terrorizon foltoren e parlamentit.
“Deputeti Dehari terrorizon foltoren e Kuvendit! Mjerim! Presidente, shpall gjendje të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Maliqi në ‘Facebook’.
Gjykata Kushtetuese ka dhënë një muaj kohë nga aktgjykimi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.










