Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor në Hagë për ngjarjet e Luftës së Kosovës, duke thënë se ai po deformon realitetin e asaj që ka ndodhur.
Majko ka theksuar se procesi fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit në krah të shqiptarëve, përballë veprimeve shtetërore të Serbisë, të cilat janë trajtuar nga e drejta ndërkombëtare si krime lufte.
“Ky proces i deformuar në Hagë po justifikon dhe amniston protagonistin dhe drejtuesin shtetëror serb, Sllobodan Millosheviç, të akuzuar për krime lufte në Kosovë!”, ka shkruar Majko në reagimin e tij.
Majko ka përfunduar reagimin duke theksuar shqetësimin për pasojat që mund të ketë procesi:
“Mbas këtij procesi, mbetet që gjykata të vlerësojë edhe dëmin që Kosova duhet t’i paguajë Serbisë!… Turp!”.








