spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Mafia shqiptare po kontrollon klubin, akuza të habitshme në Amerikën Latine! Fiton 100 mijë e shpenzon 3,5 milionë dollarë

Mafia shqiptare ka marrë kontrollin e të paktën një klubi në Ekuador.

Kështu pretendohet në mediat vendase ku një gazetar ka analizuar të dhënat ekonomike të klubit Astijero FC në kategorinë e tretë të këtij vendi, duke publikuar shifra shumë mbi normalen.

Gazetari Anderson Boskan, ka publikuar parregullsitë financiare me të cilat është ndeshur në menaxhimin e këtij klubi të qytetit të Gajakil, duke aluduar se ai është nën kontrollin e mafies shqiptare.

Image

Gazeta nga Ekuadori

Sipas tij, në vitin 2023, klubi në fjalë kishte regjistruar shpenzime për rreth 3,5 milionë dollarë, por ndërkohë kishte gjeneruar të ardhura për vetëm 100 mijë dollarë në të njëjtën periudhë.

Të njëjtat nivele të larta shpenzimesh ishin përsëritur në vitet 2024 dhe 2025, me shifrat 2,7 milionë dollarë dhe 1,8 milionë dollarë përkatësisht, duke përfshirë aty edhe shpenzime për rrogat e ekipit në shumën 500 mijë dollarë në vit.

Klubi kishte justifikuar këto shifra të mëdha shpenzimesh me të ardhura ekstra, duke përfshirë edhe dhënien me qera të fushave sportive për 50 dollarë në orë.

Por në investigimin në fjalë, ai lidhte origjinën e financimit të klubit me themeluesin dhe ish-presidentin e tij, Hektor Pesantes Sangurima, i cili kishte lidhje me një kompani sigurie private me emrin “Agusegpro” e cila sipas autoriteteve shtetërore është nën hetim si pjesë e një rrjeti kriminal ndërkombëtar ku ka ndikim mafia shqiptare.

Gazetari bënte të ditur se mungesa e kontrolleve financiare nga Federata e Futbollit të Ekuadorit, jepte mundësinë që në kategoritë e ulëta të zhvilloheshin skema të tilla mashtrimi financiar.

Nga ana tjetër, klubi i Astijero, doli me një komunikatë në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë hetim si të pabazuar dhe një tentativë prishje imazhi të klubit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit