spot_img
spot_img
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

Mafia shqiptare goditet në Katalonjë, dy të arrestuar për kultivim dhe trafik droge

Policia spanjolle në Katalonjë (Mossos d’Esquadra) ka ndërmarrë një operacion të gjerë kundër një klani mafioz shqiptar, të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e marihuanës. Aksioni u zhvillua në zonat Camp de Tarragona dhe Terres de l’Ebre, me pjesëmarrjen e forcave speciale dhe me pamje të publikuara nga ndërhyrja.

Si rezultat, dy persona janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë në kërkim apo nën hetim. Mediat spanjolle e përshkruan aksionin si një goditje të rëndësishme ndaj “mafisë së marihuanës”, që thuhet se ka kthyer Katalonjën në një nga qendrat kryesore të kultivimit të drogës në Evropë, transmeton ReportTv.

Sipas burimeve zyrtare, shumica e të arrestuarve për plantacione të tilla janë shqiptarë, përpara shtetasve marokenë dhe spanjollë. Bastisje janë kryer në shtëpi private në Salou dhe në plantacione të improvizuara në Terres de l’Ebre.

Autoritetet spanjolle kanë paralajmëruar kontrolle të përditshme dhe aksione të vazhdueshme për çrrënjosjen e këtij aktiviteti kriminal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit