spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Macron uron Osmanin në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë të ditur se presidenti francez Emmanuel Macron, i ka dërguar letër urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit me rastin e 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në letër Macron i ka përcjellë Osmanit të gjitha urimet e tij në emër të Francës dhe në emër të tij.

“Ju e njihni përkushtimin që Franca i kushton pavarësisë së Kosovës dhe perspektivës evropiane të vendit tuaj, si dhe bindjen time se ribashkimi i kontinentit tonë kalon përmes anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Përballë çrregullimit dhe brutalizimit të botës, uniteti i kontinentit tonë duhet të mbetet prioriteti ynë kolektiv”, thuhet në letrën e dërguar.


Tutje thuhet se në bazë të vlerave të përbashkëta në fusha sa të ndryshme aq edhe themelore, si olimpizmi, frankofonia apo promovimi i të drejtave të grave, shpreh dëshirën që bashkëpunimi ynë të zhvillohet edhe në fusha strukturore për të ardhmen e Kosovës, përmes forcimit të shkëmbimeve tona ekonomike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit