spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Macron: Normalizimi i marrëdhënieve kusht thelbësor për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ripërsëritur se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është kusht thelbësor për të dyja vendet për integrim në Bashkimin Evropian. 

Macron është takuar të mërkurën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku ndër të tjera kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi. 

“Kemi diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Franca është thellësisht e lidhur me këtë. Ky është një kusht thelbësor për integrimin evropian të tyre”, ka shkruar Emmanuel Macroin në platformën “X’.   

Shkrimi i plotë i Macron:

“Një bisedë e gjatë para pak minutash me Presidentin e Serbisë, @predsednikrs.

Fillimisht, i theksova rëndësinë që Franca i kushton fatit demokratik dhe evropian të Serbisë.

Shpreha besimin tim në kapacitetin e Serbisë për të gjetur rrugën e dialogut, shpresën time që qeveria e ardhshme do të vazhdojë me vendosmëri reformat e pritura dhe do të konsolidojë rezultatet shumë të mira ekonomike.

Theksova angazhimin tonë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Diskutuam për situatën në Bosnjë-Hercegovinë.

I kujtova mbështetjen tonë të palëkundur për unitetin e këtij vendi, si dhe dënuam çdo veprim që ka për qëllim ta dëmtojë atë.

Është përgjegjësi e të gjithëve të punojnë për respektimin e rendit kushtetues për ta rikthyer Bosnjën dhe Hercegovinën në rrugën e saj evropiane.

Po ashtu, shkëmbyem mendime për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Franca është thellësisht e angazhuar në këtë proces. Është një kusht thelbësor për integrimin e tyre evropian.

Përfundimisht, folëm për forcimin e bashkëpunimit tonë politik, ekonomik dhe të mbrojtjes, si vazhdim i vizitës sime në Beograd në muajin gusht të vitit të kaluar.

Besnik ndaj ambicies sonë për Evropën, i konfirmova Presidentit Vuçiq pjesëmarrjen e Francës në Expo 2027 në Beograd.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit