spot_img
spot_img
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Macron nga Tirana: Investoni në Shqipëri, është një pikë kyçe drejt BE-së dhe stabilitetit në Evropë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbajti një fjalim të rëndësishëm nga Tirana në kuadër të Forumit Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), një platformë globale që mbledh liderë politikë dhe drejtues të korporatave për të diskutuar mbi të ardhmen e ekonomisë botërore.

Gjatë fjalës së tij, Macron u bëri thirrje përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse që të investojnë në Shqipëri, duke e cilësuar vendin si një pikë kyçe në Ballkanin Perëndimor dhe në Mesdhe. Ai vlerësoi udhëheqjen shqiptare si të fortë dhe theksoi se Shqipëria është në rrugë të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse ka një udhëheqje të fortë. Nuk po flas vetëm sepse Edi Rama është miku im, por sepse ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë, Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së”, u shpreh Macron.

Ai garantoi mbështetjen e fuqishme të Francës dhe Gjermanisë për këtë proces dhe u kërkoi investitorëve ndërkombëtarë të besojnë në Evropën e fortë që po ndërtohet.

“Mos i nënvlerësoni fuqitë e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë. Shqipëria është një vend i tillë. Investoni këtu për stabilitetin e rajonit dhe të Evropës”, përfundoi Macron.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit