Presidenti francez Emmanuel Macron një letër urimi ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen si kryeministër, duke theksuar mbështetjen e Francës për rrugën evropiane të Kosovës.
Ai ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të zbatojnë angazhimet e marra në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve.
Macron shprehu gjithashtu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen për projekte të përbashkëta, përfshirë përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030.










