“Ma vranë babën për së dyti” – familjarët shpërthejnë pas ekspozitës së Shkëlzen Gashit

Ekspozita e vendosur ditë më parë në sheshin qendror të Prishtinës ka nxitur reagime të shumta nga familjarët e viktimave të luftës, për shkak të pasaktësive në të dhënat e paraqitura.

Në këtë ekspozitë, një pjesë e konsiderueshme e civilëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë paraqiten si “persona të armatosur”, çka është kundërshtuar ashpër nga të afërmit e tyre.

Qytetari Astrit Gjocaj, njëherësh vëllai i dy invalidëve të luftës, i cili ndërmori një veprim simbolik duke mbuluar një pjesë të billbordeve të ekspozitës, ka folur në emisionin “Kosova Live” për reagimet që ka marrë nga familjarët.

Ai tha i kanë shkruar disa persona, të cilët i kanë shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për mënyrën se si janë paraqitur viktimat.

“Me ka shkruajte vajza e dikujt, Astrit, mu ma vranë babën për së dyti… edhe ma ka përmend Rakoshin. Tha kur kam shku me marrë babin në Rakosh kanë qenë 120 varre, dhe qysh mundet me më thanë dikush mu që baba jem ka pas armë në dorë”, ka rrëfyer Gjocaj një nga mesazhet e familjarëve.

Ai tha se ka pranuar mesazhe edhe nga persona të tjerë dhe ka shprehur theksoi se familjarët po e përjetojnë këtë si një dhimbje të re.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit