Shkëlzen Gashi ka treguar se si iu bastis shtëpia nga policia pas ngjarjve të ditëve të fundit që kanë ndodhur pas ekspozitës së tij për Masakrat në Kosovë.
Ai tha se ishte i pa informuar për këtë bastisje dhe se mendoi se dikush erdhi t’i bënte dëme apo ta kërcënonte.
”Kanë ardhë disa persona pa infiormu, kam shiku prej ‘shpiunit’ të derës, unë nuk ua hapa derën, se kam mendu që kanë qëllime tjera, e kam thirrë policinë, ata kanë fillu me i mshu derës, mas disa minutave kanë ardhë forcat policore, fëmijët s’kanë qenë aty për fat me e pa atë ngjarje skandaloze. Unë kam mendu që dikush ka ardhë me më dëmtu, edhe kur e kom hap derën ata kanë pasë bexha edhe policia më kanë thënë që janë kolegë të tyre, edhe janë fut pa leje, s’kanë marrë leje veç janë fut mrenda edhe sendin e paë që ma kanë kërku ka qenë telefoni edhe llaptopi, ma kanë kërku edhe passwordin e telefonit, i kam thanë s’ka kurgjo me mshef diçka. Ideja e tyre kanë qenë telefoni edhe llaptopi, çka kanë konfisku tjetër ka qenë edhe një libër ‘Masakrat në Kosovë 199-1998” edhe me kanë shoqëru ne prokurori, edhe prokurori me ka intervistu për 4 orë, asnjëherë në jetë nuk jam arrestu, s’kam pasë përvoja tjera. Më thonin me u mbrojtë në heshtje, por unë s’kam përvoja, e kam marrë edhe librin me vete edhe kom fillu me fol, edhe sendi i parë që e kam thanë kjo është e motivuar politikisht, ai tha jo sen s’ka politike, edhe i thash është kryekëput politike…”, tha Gashi në emisionin ‘Nerv’.









