Lutfi Haziri në një foto me Fatmir Shehollin, i arrestuar për spiunazh në dobi të Serbisë

Fotografia rikthen në vëmendje debatet për qëndrimet e Lutfi Hazirit ndaj veriut të Kosovës, pas arrestimit të Fatmir Shehollit për spiunazh në dobi të Serbisë.

Një foto e publikuar në rrjete sociale tregon ish-kryetarin e Gjilanit dhe sekretarin organizativ të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, së bashku me Fatmir Shehollin, i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në veprimtari spiunazhi në dobi të Serbisë.

Fotografia është shpërndarë nga studiuesi Fahri Xharra, i cili e ka shoqëruar me një koment ironik që lidhet me qëndrimet e atëhershme dhe të tashme politike të Hazirit ndaj veriut të Kosovës, në dritën e zhvillimeve të fundit që përfshijnë arrestimin e Shehollit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit