spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Lushtaku për Hamzën: Vendimarrës edhe në PDK e edhe në Qeverinë e ardhshme

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, komentoi deklaratat dhe perceptimet publike rreth Bedri Hamzës, pas zgjedhjes së këtij të fundit si kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Lushtaku ka theksuar se kur bëhet fjalë për zgjedhjet nacionale, koha për të prezantuar si duhet kandidaturën e Hamzës ka munguar, kryesisht për shkak të angazhimit të tij si kryetar komune.


“Ka qenë një kohë që realisht nuk ka qenë e mjaftueshme në zgjedhjet nacionale, ndoshta edhe për ta prezantuar sa duhet kandidaturën e Bedri Hamzës — jo pse ai nuk është i njohur, por sepse ka qenë i angazhuar si kryetar komune,” deklaroi ai.

Sipas Lushtakut, në atë kohë qytetarët kishin shprehur edhe dilema të natyrës simbolike për rolin e Hamzës në parti dhe në nivel qendror.


“Ne kemi dëgjuar shumë arsyetime nga qytetarët: ‘E kishim votuar për kryeministër, por për kryetar partie është dikush tjetër. Besoj se kjo e pasqyron PDK-në, sepse Bedri Hamza është vendimmarrës, si brenda PDK-së, ashtu edhe në qeverinë e ardhshme”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit