Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka sqaruar arsyet pse partia e tij votoi pro kandidaturës së Dimal Bashës nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) për kryetar të Kuvendit.
Lushtaku tha se vota e PDK-së ishte dëshmi se kjo parti di të jetë e hapur dhe të mbajë fjalën e dhënë publikisht, por mohoi mundësinë që kjo të interpretohet si mbështetje për një qeveri të re të drejtuar nga Albin Kurti.
“Ne treguam që kemi ditur të jemi të hapur dhe e kemi mbajt fjalën tonë publike sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Besoj që iu kemi treguar qytetarëve se kur është në çështje fjala publike dhe premtimet që i japim, ne i mbajmë. Por nuk jemi në anën e asaj që me ua mbajt kourumin dhe me zgjedh Qeverinë Kurti 3,” deklaroi Lushtaku.










