spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Lushtaku: Memli Krasniqi ka dhënë leksion për të gjithë politikanët, nuk është lehtë ta udhëheqësh partinë pas Thaçit e Veselit

Mërgim Lushtaku, deputeti i PDK-së, ka folur lidhur me zhvillimet brenda partisë që ai përfaqëson.

Lushtaku ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes së Memli Krasniqit nga drejtimi i PDK-së, duke e falënderuar atë për përgjegjshmërinë e treguar.

“Besoj në deklarimin e kryesisë, sipas së cilës për ne kjo ishte e befasishme. Ai e kishte menduar dorëheqjen për më shumë se një vit, për arsye personale dhe për t’i dhënë më shumë hapësirë partisë. Prandaj unë e falënderoj. Nuk është e lehtë ta udhëheqësh partinë pas Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit, por megjithatë ai e ka udhëhequr me sukses. Besoj se ka dhënë një leksion për të gjithë politikanët. E vlerësoj si akt politik; ka qenë edhe strategji që Bedri Hamza të jetë në krye.” – tha Lushtaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit