Ish-gjenerali i UÇK-së, Nuredin Lushtaku është prononcuar lidhur me heshtjen e institucioneve të Kosovës ndaj procesit gjyqësor në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Ai thotë se institucionet kanë përgjegjësi dhe mundësi reale për të bërë më shumë.
Lushtaku ka thënë se nëse institucionet heshtin, s’ka kush merret me këtë çështje.
“Heshtja institucionale nuk është aspak e mirë se institucionet duhet të bëjnë më së shumti për ish-krerët se i kanë mundësitë sepse qytetarët përveç protestave për pakënaqësitë që kanë për çfarë po ndodh atje nuk kanëmundësi tjetër por institucionet duhet të jenë në gatishmëri. Nëse këto heshtin atëherë kush duhet me u merr me këtë çështje”, u shpreh Lushtaku.









