spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Lushaku-Sadriu: Manipulimet goditën Paris Gurin dhe brezin e ri në LDK

Deputetja thërret për transparencë dhe përgjegjësi, duke e cilësuar situatën si përplasje të brendshme politike kundër rinisë.

Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu ka bërë thirrje publike për rinumërim të menjëhershëm të votave në të gjithë Kosovën, pas daljes në pah të të dhënave serioze që, sipas saj, tregojnë se gjatë procesit të numërimit është prekur vullneti, dinjiteti dhe ndjenja e qytetarëve.

Ajo ka theksuar se rinumërimi është më shumë se i domosdoshëm për të garantuar transparencë të plotë dhe për të zbardhur çdo parregullsi të mundshme. Lushaku-Sadriu ka kërkuar përgjegjësi ligjore për secilin që ka vënë dorë mbi votën e lirë, pa përjashtime dhe pa arsyetime.

“Transparencë e plotë, zbardhje dhe përgjegjësi për secilin që ka manipuluar me votën. Pa përjashtim. Pa arsyetim. Përgjegjësi,” ka deklaruar ajo.

Deputetja e ka cilësuar situatën jo vetëm si një padrejtësi të organizuar, por si një luftë frontale të brendshme politike. Sipas saj, brenda partisë target i kësaj përplasjeje ka qenë përfaqësuesi i rinisë dhe deputeti më aktiv e më i sulmuar, Paris Guri.

Ajo ka theksuar se këto zhvillime janë goditje direkte ndaj brezit të ri dhe përpjekjeve për reforma të mirëfillta brenda partisë.

“Paris Gurit dhe të rinjve të vendit tonë ua kemi borxh një të ardhme me parti bashkëkohore, të reformuara dhe demokratike. Ua kemi borxh një shtet që garanton demokraci,” ka shtuar Lushaku-Sadriu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit