Lushaku-Sadriu: Kryeministri qenka munduar të shfajësohet për përmbajtjen e doracakëve

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili tha se përmbajtja e doracakëve nuk është shkruar, e as miratuar në mandatin e tij qeverisës.

Lushaku-Sadriu tha se kryeministri është munduar të shfajësohet për përmbajtjen e doracakëve, ndërsa shton se vet ministrja Arbërie Nagavci është krenuar me doracakët e miratuar dhe promovuar në vitin 2023.

“Kryeministri qenka munduar të shfajësohet për përmbajtjen e Doracakëve sonte me video. Vet ministrja është krenuar me doracakët e miratuar dhe promovuar në vitin 2023! Kjo është e vërteta ‘e saktë’ e verifikuar nga shumë burime”, shkroi Lushaku-Sadriu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit