spot_img
spot_img
Thursday, March 5, 2026
spot_img
spot_img

Lushaku-Sadriu: Amandamentet kanë qenë të përkrahura në thelb prej LDK-së dhe qëndrimin do ta japim edhe në seancë

Anëtarët e Komisioni për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës janë mbledhur për të shqyrtuar amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se diskutimi për ndryshime që prekin thelbin e sistemit politik të vendit po zhvillohet në një moment të papërshtatshëm.

Lushaku–Sadriu shtoi se amandamentet kanë qenë të përkrahura në thelb prej LDK-së.

“Nuk është mirë në natën e fundit të zgjedhjes së Presidentit me i përdorë këto situata, për me e keqinterpretu misionin tuaj dhe procedimin e amendamenteve. Amandamentet kanë qenë të përkrahura në thelb prej LDK-së dhe qëndrimin do ta japim edhe në seancë, por mënyra se si këto janë proceduar, nuk është mënyra më e mirë e mundshme, që i kontribuon demokracisë së vendit tonë”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit