Jehona Lushaku – Sadriu, kandidate e LDK-së për deputete, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar Albin Kurti, kryetar i VV-së.
Sipas Lushaku – Sadriut, Kurti e varfëroi Kosovën për ta sunduar.
Tutje, ajo shkroi se Kosova nuk kishte nevojë për nënshtrim.
“E, ata të pasurit, të cilët jetojnë në metropole, ju pëlqen të besojnë në përralla që ua tregon sundimtari. Se ata tek e fundit nuk kanë kohë t’i shohin konkretisht dështimet e sundimtarit. Ma lehtë është të besojnë në përrallat.
Ata erdhën, i bindën me lëmoshë familjarët e varfër, i detyruan të besojnë në përrallat e sundimtarit dhe ikën për të festuar në metropole.
Kosova nuk kishte nevojë për nënshtrim. Kishte nevojë për punë, zhvillim dhe dinjitet. Kjo nuk do të jetë Kosova e projekteve e zhvillimit!” – ka shkruar Lushaku – Sadriu.








