spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Lushaku: 22 mijë fëmijë parashkollorë janë përjashtuar nga skema e subvencionimit të teksteve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu tha se 22 mijë fëmijë parashkollorë janë përjashtuar nga skema e subvencionimit të teksteve.

“Më shqetësues është fakti se mbi 22 mijë fëmijë parashkollorë sipas Agjencisë së Statistikave janë përjashtuar nga skema e subvencionimit të teksteve”, ka deklaruar ajo gjatë një konference për media.

Sipas saj, më 3 gusht 2023 Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, ku në Nenin 37 Dispozitat kalimtare përcaktohet qartë se ‘’Edukimi parafillor bëhet i obligueshëm që nga viti shkollor 2024-2025.

“Dy vite pas miratimit të ligjit, MASHT ende nuk ka arritur të përgatisë pakot e librave dhe materialeve të nevojshme për këtë kategori fëmijësh. Familjet janë lënë pa asnjë mbështetje. Kjo është shkelje e ligjit dhe neglizhencë e pafalshme”, ka thënë Lushaku Sadriu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit