spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Lumir Abdixhiku pas kandidaturës së Ramës: Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kanë zhvilluar mbledhjen e ekipit të Prishtinës për zgjedhjet lokale.

Ai ka theksuar në rrjetet sociale se “Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu”.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku tha se pas kandidaturës së Përparimit për Prishtinë, sot u mblodhën për të finalizuar programin zgjedhor dhe për të vazhduar vizionin për kryeqytetin.

“Pas zyrtarizimit të djeshëm të kandidaturës së Përparimit për Prishtinë, sot mblodhëm ekipin thelbësor të angazhimit tonë lokal e elektoral; si pikënjsje e finalizimit të programit zgjedhor, vazhdimit të vizionit për Kryeqytet e vet ekipit të fitores. Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu. Ekip i jashtëzakonshëm në Kryeqytet”, shkroi Abdixhiku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit