Kryetari i Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet me qytetarë edhe në Istog, ku zhvilloi një bashkëbisedim të veçantë me gratë, pas ndalesave në Llap dhe Drenicë.
Abdixhiku tha se gjatë këtij takimi u diskutua për pabarazitë me të cilat përballen gratë çdo ditë, duke përmendur pengesat në punësim, avancim dhe përfaqësim, si dhe barrën e padrejtë që, sipas tij, shoqëria ende ua lë mbi supe.
Postimi i tij:
Pas Llapit e Drenicës, rrugëtimin e vazhduam në krahun tjetër të Kosovës, në Istog, në një takim të veçantë me gra.
Folëm për mundësitë e pabarabarta, për pengesat e heshtura që shumë gra i përjetojnë çdo ditë; në punësim, në avancim, në përfaqësim e në barrën e padrejtë që shoqëria ende ua lë mbi supe. Folëm për nevojën që shteti të mos sillet si spektator i këtyre padrejtësive, por si garantues i mundësive të barabarta.
Sepse një Kosovë që i kërkon grave të jenë shtylla e familjes, ekonomisë e shoqërisë, nuk mund t’u ofrojë më pak mundësi, më pak mbështetje e më pak hapësirë. Nuk mund të ketë zhvillim të plotë pa barazi të plotë.









