spot_img
spot_img
Tuesday, December 23, 2025
spot_img
spot_img

Lumir Abdixhiku: LDK për 36 vjet ka qenë shtylla e lirisë, demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 36-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne, ku kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, tha se LDK për tri dekada e gjysmë ka përfaqësuar guximin, qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e palëkundur ndaj idealeve të lirisë, demokracisë dhe vetë­shtetësisë, duke përcaktuar jo vetëm rrugën e saj politike, por edhe fatin e Kosovës dhe të gjithë kombit.

Abdixhiku theksoi se përvjetori i 36-të është një moment reflektimi dhe ripërtëritjeje të zotimit ndaj vlerave themelore të LDK-së, në një kohë kur, sipas tij, partia mban një përgjegjësi të veçantë për të ardhmen e vendit, sidomos në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kryetari i LDK-së tha se 36 vite më parë kjo parti u ndërtua mbi guximin dhe vizionin për një Kosovë të lirë dhe demokratike.

“Janë 36 vite guxim, qëndrueshmëri dhe përkushtim i palëkundur ndaj idealeve të lirisë, demokracisë dhe vetë­shtetësisë, një rrugëtim historik që ka përcaktuar jo vetëm fatin e shtëpisë sonë të demokracisë, por fatin e vendit dhe gjithë kombit tonë. Ne nderojmë trashëgiminë e atyre që hodhën themelet e kësaj lëvizjeje të madhe, siç edhe reflektojmë për rrugën e gjatë dhe të lodhshme, gjithsesi të papërsëritshme, që kemi përshkruar për 36 vite rresht. Gjejmë momentin të ripërtërijmë edhe njëherë zotimin tonë ndaj vlerave dhe parimeve që vazhdojnë të na udhëheqin edhe sot”, tha ai.

Duke folur për rrethanat historike të themelimit të LDK-së, Abdixhiku rikujtoi periudhën e vitit 1989 dhe rolin e liderëve themelues.

“36 vjet më parë, saktësisht më 23 dhjetor të vitit të ndryshimit evropian, të vitit 1989, në një atmosferë represioni dhe dëshpërimi, një grup vizionarësh guxuan të ëndërrojnë për një të ardhme tjetër të Kosovës. Ata ëndërruan për lirinë, ëndërruan për demokracinë, ëndërruan për pavarësinë dhe në gjithë këtë ëndërrim të tyre ata themeluan LDK-në, formacionin e parë dhe të vetëm pavarësist të popullit të Kosovës. Në krye të kësaj besëlidhjeje, të kësaj lëvizjeje popullore, qëndronte prijësi ynë historik, ati themeltar i shtetit të Kosovës, presidenti historik Ibrahim Rugova”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se LDK sot bart një përgjegjësi të madhe politike për orientimin e vendit në vitet që vijnë.

“Kemi jo vetëm nderin dhe privilegjin, por kemi edhe përgjegjësinë e madhe të përcaktojmë fatin tonë politik në këtë pjesë të dekadës së mbetur. Ndjej përgjegjësi shumë të madhe në rolin që LDK duhet të ketë në skenën politike kosovare, jo për fatin e vet politik si parti, por për fatin e të ardhmes së Kosovës, sidomos sot, sidomos tani, sidomos në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, tha ai.

Në këtë kontekst, ai tha se zgjedhjet e ardhshme janë përcaktuese për rrugëtimin strategjik të vendit.

“Sepse në këto zgjedhje përcaktohet jo vetëm dekada e katërt e Lidhjes sonë, por edhe dekada e katërt e aspiratave të popullit të Kosovës. Kjo dekadë është e anëtarësimit në NATO, e rrugëtimit për në BE, dekadë e zhvillimit dhe e modernizimit”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit