spot_img
spot_img
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Lumë kritikash ndaj Kristiano Ronaldos, sulmuesi portugez shtyn me forcë fansin armen që i kërkoi foto (Video)

Një video e Kristiano Ronaldos duke shtyrë me forcë një tifoz në kryeqytetin armen ka shkaktuar një stuhi kritikash në internet, duke hedhur hije mbi përgatitjet e Portugalisë për ndeshjen e saj të parë kualifikuese për Kupën e Botës.

Pamjet e filmuara jashtë hotelit të ekipit portugez në Jerevan, tregojnë Bernardo Silvën e Mançester Sitit duke dalë i pari, i ndjekur nga Ronaldo dhe shokët e tjerë të ekipit që shkojnë në stërvitje përpara ndeshjes kundër Armenisë. Ndërsa lojtarët po dilnin, një grup tifozësh nxituan drejt tyre, duke shpresuar për foto dhe autografe.

Një tifoz iu afrua Ronaldos nga afër, duke e bërë sulmuesin 40-vjeçar ta shtynte fort. Irritimi i dukshëm i lojtarit u kap në kamera dhe u përhap shpejt në platformat e mediave sociale.

Entuziazmi rreth Ronaldos kishte filluar të rritej që nga mbërritja e tij në Aeroportin Ndërkombëtar Zvartnots, ku turma tifozësh ishin mbledhur me shpresën për të parë kapitenin portugez. Mediat lokale përshkruan një valë pothuajse të vazhdueshme kërkesash për selfie dhe autografësh.

Ronaldo, i cili luan për klubin saudit Al Nassr, do të bëjë paraqitjen e tij të 222 me fanelën e Portugalisë. Ai ka shënuar 138 gola në 221 ndeshje për luzitanët, përfshirë një tregolësh kundër Armenisë gjatë fushatës kualifikuese të “EURO 2016”. Me Portugalinë, ai ka fituar tre trofe të mëdhenj: “EURO 2016” dhe dy edicione të Ligës së Kombeve më 2019 dhe 2025.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit