Lulzim Peci: Deklarata e Paunoviq dëshmon se ideologjia e Millosheviqit vazhdon të dominojë në Serbi

Analisti politik Lulzim Peci ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke vlerësuar se ajo dëshmon se, megjithëse Sllobodan Millosheviqi e humbi luftën në Kosovë, ideologjia e tij vazhdon të mbizotërojë në establishmentin shtetëror serb.


Sipas Pecit, kjo tregon gjithashtu se politika e Bashkimit Evropian për afrimin e Serbisë ka probleme serioze dhe përbën një dështim strategjik në aspektin e vlerave demokratike dhe njerëzore për integrimin e Serbisë në BE.

Ai shprehu pritjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta trajtojnë këtë deklaratë në mënyrën që, sipas tij, e meriton Qeveria e Serbisë, duke kujtuar se NATO bombardoi Beogradin në vitin 1999 për shkak të politikave të regjimit të atëhershëm serb.


Në fund, Peci shkroi se “në garën e budallakisë, fosilet e nazizmit të Serbisë nuk kanë të sosur”.

Postimi:

Deklarata e Ministres etnocide Paunoviq te Qeverise se Serbise rideshmon nje gje dhe ate qe edhepse Millosheviqi e ka humbur luften ne Kosove, ideologjia e tij vazhdon te jete triumfuese ne establishmentin shteteror te Serbise.

Kjo deshmon poashtu se politika e perafrimit e Brukselit per Beogradin ka probleme serioze, dhe ajo shpefaqe nje deshtim strategjik ne aspektin ideologjik dhe te vlerave njerezore per integrimin e Serbise ne BE.

Shpresoj, se SHBA-ja do ta trajtoj kete deklarate ashtu edhe si e meriton qeveria serbe. Fundja, per shkak te kesaj politike, ajo edhe e ka bombarduar Beogradin ne vitin 1999.

Nje gje duhet pranuar, dhe ate qe ne garen e budallakise, fosilet e nacizmit te Serbise te sosin!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit