Surprizat në këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk po ndalen, ndërsa Prime i së shtunës pritet të sjellë emocione të forta për banorët dhe publikun.
Produksioni ka bërë të ditur se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të hyjë edhe një herë fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli.
Në videon prezantuese të publikuar para spektaklit, Luizi është shprehur: “Tani luftohet vetëm për vend të dytë”.








