Luis Enrique e vlerëson Guardiolën si trajnerin më të mirë të të gjitha kohërave

Përulje e thellë ndaj Pep Guardiolës nga Luis Enrique. Në një intervistë për Movistar Plus, trajneri i Paris Saint-Germain tha se “shpreson ta shohë Pepin edhe për shumë vite të tjera dhe se ai është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave”.

Luis Enrique ka treguar gjithmonë admirim të veçantë për bashkëkombësin e tij, trajnerin e Manchester Cityt, dhe largimi i tij nga skuadra angleze e ka surprizuar.

“Nuk mund ta besoj dhe nuk dua ta besoj, sepse do të doja të qëndronte edhe për shumë vite të tjera”, theksoi ai.

“Gjithmonë pyesja veten, kur isha trajner i kombëtares, për atë dëshirën për t’u bërë trajner. Nuk besoj se do të jetë me Italinë, por nuk mund ta përjashtojmë. Do të doja ta shihja Pepin të qëndrojë aty ku është për shumë vite, në nivelin më të lartë, jo për shkak të trofeve, çfarë rëndësie ka numri?”, tha ai dhe shtoi:

“Është ajo që ai transmeton, mënyra si e ka ndryshuar lojën, si guxon të fusë qendërmbrojtësit apo mbrojtësit e krahut në mes. Një ditë do t’i vendosë qendërmbrojtësit pikërisht përpara portës dhe të gjithë do të fillojnë ta kopjojnë. Shumë pak njerëz e kanë këtë aftësi dhe në këtë aspekt ai është numri një”.

Të dy kanë luajtur së bashku te Barcelona nga viti 1996 deri në 2001, duke qenë pjesë kyçe e mesfushës dhe sulmit të skuadrës katalanase. Ata kanë luajtur gjithashtu edhe me kombëtaren e Spanjës, ku momenti më i rëndësishëm ishte fitimi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Barcelonës në vitin 1992.

Vlen të theksohet se kur Pep Guardiola u promovua në vitin 2008 nga Barcelona B në ekipin e parë, Luis Enrique ishte zëvendësuesi i tij në stolin e skuadrës së dytë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit