Behgjet Pacolli ka ndarë me ndjekësit e tij një postim ku tregon se sa i angazhuar është ai dhe vëllezërit e tij në punë ndërkombëtare, duke vizituar disa nga qytetet kryesore të botës.
Në një postim, Pacolli shprehet krenar për vëllezërit e tij dhe thekson se “mirëqenia e vërtetë fitohet vetëm me punë të ndershme dhe përkushtim”, duke kritikuar ata që përpiqen të komentojnë kontrata ndërkombëtare pa njohuri.
“Vetë nga Lugano/Prishtina për Bagdad,
Emini nga Ulaan Bator/Seul për Tiranë,
Afrimi nga Astana/Istanbul për Prishtinë,
Selimi nga Mombasa/Addis Ababa për Milano
“Vetëm vazhdoni, Zoti i bekoftë njerëzit e mirë, Zoti i bekofte vëllezërit e mi!”, shkruan Pacolli.









