Luftë nukleare në horizont? Rusia akuza Francës dhe Britanisë: Duan t’i japin Ukrainës armë bërthamore!

Një akuzë e ngritur nga Rusia, se Britania e Madhe dhe Franca duan ta pajisin Ukrainën me bombë bërthamore, ka rindezur retorikën dhe kërcënimet bërthamore në Europë.

Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Rusisë, SVR, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po planifikojnë të furnizojnë Kievin me armë bërthamore. Duke cituar të dhëna nga inteligjenca, por pa dhënë prova, SVR-ja theksonte se elitat britanike dhe franceze nuk ishin të përgatitura të pranonin humbjen në luftë. Në këto kushte, sipas SVR-së, Franca dhe Britania po kërkonin t’i dorëzonin Kievit bomba bërthamore, ose një “bombë” të pajisur me kokë bërthamore, në mënyrë që Kievi të siguronte kushte më të favorshme paqeje. Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Rusisë tha gjithashtu se Gjermania refuzoi të mbështeste përpjekjen, ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po punonin ende për ta arritur qëllimin.

-Reagimi i Moskës

Akuza e Shërbimit Inteligjent rus, ka nxitur reagim të ashpër nga ana e Moskës. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha se planet e dyshuara janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe një shkelje e hapur e të gjitha normave të së drejtës ndërkombëtare. Ai shtoi se kjo do të merret në konsideratë në negociatat e vazhdueshme të paqes me SHBA-në dhe Ukrainën.

Ju e keni dëgjuar tashmë Parlamentin tonë duke i nxitur kolegët në Angli dhe Francë të nisin hetime parlamentare. Kjo është një shkelje flagrante e të gjitha standardeve, parimeve dhe dispozitave përkatëse të së drejtës ndërkombëtare”, tha Peskov në regimin e tij.

Më pas ishte ish-presidenti Dmitry Medvedev i cili kërcënoi hapur se nëse ky akt do të ishte i vërtetë, atëherë Rusia mund të përdorte armë bërthamore kundër Mbretërisë së Bashkuar, Ukrainës dhe Francës.

Nuk ka dyshim se, në këtë rast, Rusia do të duhet të përdorë çdo armë bërthamore, përfshirë edhe jo-strategjike, kundër objektivave në Ukrainë që përbëjnë një kërcënim për vendin tonë, dhe, nëse është e nevojshme, kundër vendeve furnizuese, të cilat do të bëhen bashkëpunëtorë në konfliktin bërthamor me Rusinë“, tha nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Medvedev.

Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një fjalimi në një bord të Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB), deklaroi se kundërshtarët duhet ti bëjnë mirë llogaritë e një lufte bërthamore me Rusinë, pasi do të  pendoheshin.

Ata nuk dinë çfarë të bëjnë për të shkatërruar këtë proces paqeje, të ndalojnë përpjekjet për ta zgjidhur atë me mjete diplomatike. Gjithçka po bëhet për të kryer një lloj provokimi dhe për të minuar gjithçka që është arritur në këtë rrugë negociuese me kaq kujdes. Kundërshtarët me të vërtetë duan ta mposhtin Rusinë, ata po kërkojnë çdo metodë për ta bërë këtë, ata do ta sjellin veten në një vijë ekstreme dhe më vonë do ta pendohen“, tha Putin.

-Britania, Franca dhe Ukraina mohojnë akuzat

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka hedhur poshtë pretendimeve ruse se po planifikonte t’i furnizonte Ukrainës një armë bërthamore. Zëdhënësi i kryeministrit britanik, tha se kjo ishte një përpjekje e Putinit për të larguar vëmendjen nga mizoritë e tij në Ukrainë.

“Ky është një përpjekje e qartë e Vladimir Putinit për të shkëputur vëmendjen nga veprimet e tij të neveritshme në Ukrainë. Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë. Do t’i keni parë fjalët e Kryeministrit këtë mëngjes duke i bërë homazh rezistencës së jashtëzakonshme të ukrainasve… Ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhej në reagimin e Qeverisë Britanike.

Pretendimet e Moskës janë hedhur poshtë edhe nga Ukraina, e cila i ka quajtur absurde akuzat e Rusisë se Franca dhe Britania po punonin për ta furnizuar atë me bombë bërthamore. Sipas Kievit, këto nuk janë gjë tjetër veçse gënjeshtra të sajuara.

“Zyrtarët rusë, të njohur për historinë e tyre mbresëlënëse të gënjeshtrave, po përpiqen përsëri të sajojnë marrëzinë e vjetër të “bombës së ndyrë. Për sqarim: Ukraina i ka mohuar tashmë pretendime të tilla absurde ruse shumë herë më parë, dhe ne i mohojmë zyrtarisht ato përsëri tani. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të refuzojë dhe dënojë bombat me informacion të ndyrë të Rusisë”, tha Heorhii Tykhyi, zëdhënës i ministrisë së jashtme ukrainase.

French Response, një llogari në ‘X’ e lidhur me Ministrinë e Jashtme Franceze dhe e krijuar për të luftuar dezinformimin, hodhi poshtë pretendimin e Moskës.

“Pesë vjet pas fillimit të ‘luftës së saj tre-ditore’, Rusia do të preferonte që ju të përqendroheni te armët bërthamore franceze dhe britanike. Atletizmi bërthamor nuk do ta fshehë mbështetjen dërrmuese ndërkombëtare për Ukrainën në përvjetorin e katërt të ‘luftës suaj tre-ditore’ të dështuar”, thuhej në reagim.

Në katër vjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë, Rusia ka rindezur sërish debatin e luftës bërthamore, duke risjellë në vëmëndjen e të gjithëve se sa largë dhe pranë është një luftë nukleare në raste të tilla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit