Presidenti amerikan, Donald Trump i përmendi Presidentit Zelensky sulmet e mundshme të Ukrainës ndaj Moskës përpara se të miratonte furnizimet me armë të SHBA-së, gjë që nxiti një reagim të madh. Por sipas Shtëpisë së Bardhë, gjërat ishin keqkuptuar pasi Trump nuk po inkurajonte vrasje të mëtejshme.
“Volodimir, a mund ta godasësh Moskën? A mund ta godasësh edhe Shën Petersburgun?”, kishte pyetur Trump, sipas Financial Times, e cila citoi burime të njohura me telefonatën.
“Absolutisht. Mundemi nëse na jepni armët”, u përgjigj Zelensky.
Ndërkohë, Trump tha të martën se Ukraina nuk duhet ta sulmojë Moskën. Ai theksoi se në këtë konflikt nuk mban anën e askujt.
“Unë jam në anën e njerëzimit. Dua që vrasjet të ndalen”, tha Trump kur u pyet nëse ishte në anën e dikujt në luftë.






