spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA-ja evakuon anëtarët e personelit të ambasadës dhe familjet e tyre nga Izraeli!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë të mërkurë evakuuan disa anëtarë të personelit të ambasadës dhe familjarë nga Izraeli me një avion ushtarak amerikan.

Sipas tre burimeve që folën për “CNN”, ende nuk është urdhëruar evakuim i plotë i ambasadës dhe diplomatët dhe anëtarët e familjes nuk janë të detyruar të largohen.

Ata që u larguan kishin përfituar nga autorizimi vullnetar i largimit të lëshuar gjatë fundjavës, mes konfliktit në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Disa janë larguar gjithashtu nga vendi nëpërmjet rrugëve tokësore për në Jordani, tha një nga burimet.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane tha se duke pasur parasysh situatën aktuale dhe si pjesë e statusit të autorizuar të largimit të Ambasadës, personeli i Misionit ka filluar të largohet nga Izraeli përmes një sërë mjetesh. Ambasada njoftoi gjithashtu të martën se zyrat e saj do të jenë të mbyllura deri në fund të javës.

Ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee, tha të mërkurën se SHBA-të po punojnë për të organizuar fluturime evakuimi dhe nisje anijesh turistike për amerikanët që duan të largohen nga Izraeli.

Të martën, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, njoftoi se departamenti kishte ngritur një grup pune 24 orë në ditë për t’u marrë me konfliktin e vazhdueshëm, duke përfshirë edhe ofrimin e mbështetjes për amerikanët.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit