spot_img
spot_img
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Lufta në Gaza/ Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Kryeministri britanik, Keir Starmer njoftoi se Mbretëria e Bashkuar e njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës, në një përpjekje për të ringjallur shpresën për paqe midis palestinezëve dhe izraelitëve.

“Sot, për të ringjallur shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, si dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës”, deklaroi Starmer.

Ky vendim historik e rreshton Britaninë në krah të vendeve që kërkojnë një rol më aktiv në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, duke shtuar presionin ndërkombëtar për rifillimin e bisedimeve të paqes.

Më herët, Kanadaja u bë vendi i parë i G7 që njohu shtetin e Palestinës, e ndjekur nga Australia, duke reflektuar një ndryshim të qartë në qëndrimin e disa prej fuqive më të mëdha perëndimore ndaj kësaj çështjeje të ndjeshme.

Njohja zyrtare e Palestinës nga Mbretëria e Bashkuar pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në zhvillimet diplomatike ndërkombëtare dhe në përpjekjet për stabilitet afatgjatë në rajon.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit