spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

“Lufta ishte e pastër” – Osmani reagon pas kërkesës së Prokurorisë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar zyrtarisht pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënohen secili me nga 45 vjet burgim.


Përmes një deklarate në “Facebook”, Presidentja ka thënë se pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit dhe rezultat i një sakrifice shekullore të dëshmorëve dhe luftës heroike të UÇK-së.

Osmani ka bërë një përshkrim të krimeve të Serbisë, duke i cilësuar ato si gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa ka mbrojtur me forcë pastërtinë e luftës çlirimtare.


Reagimi i plotë i Osmanit:

Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit të Kosovës. Ishte sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm e për të cilën luftuan, me heroizëm dhe me luftë të pastër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër shekuj. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, Serbia kishte për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar, qëllim të cilin e shpërfaqi nëpërmjet vrasjes dhe masakrimit të mijërave fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve, dhunimeve të mijëra grave e burrave, shkatërrimit të qindra mijëra shtëpive, dëbimit të mbi 80% të qytetarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre, spastrimit etnik, zhdukjes me dhunë të mijëra personave dhe krimeve të tjera të llahtarshme.


Çdo përpjekje që tenton të barazojë luftën çlirimtare të UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë.

Kosova dhe qytetarët e saj kërkojnë drejtësi. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër. Kjo e vërtetë nuk ndryshohet me tentime për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur dhe zhvleftësuar betejën e popullit të Kosovës për liri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit