spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Lufta drejt fundit? Ukraina pranon armëpushimin 30 ditor, i dërguari i Trump takohet në Kremlin me Putin

Ukraina ra dakord me një propozim të SHBA-së për armëpushim 30-ditor, njoftoi Departamenti i Shtetit.

Ukraina pranoi propozimin e SHBA pas një takimi kyç midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite, raporton Axios.

Një armëpushim, nëse zbatohet, do të ishte një përparim jashtëzakonisht i rëndësishëm diplomatik në luftën 3-vjeçare midis Rusisë dhe Ukrainës.

Por Kremlini nuk ka reaguar ende mbi propozimin e SHBA.

Shtetet e Bashkuara ranë dakord të heqin pezullimin e ndarjes së inteligjencës me Ukrainën dhe të rifillojnë dërgesat e armëve në vend, të cilat u ndaluan 10 ditë më parë.

I dërguari i Presidentit Trump Steve Witkoff pritet të vizitojë Moskën të enjten për të takuar presidentin rus Vladimir Putin dhe për të diskutuar propozimin e armëpushimit 30-ditor.

Waltz tha se do të flasë me homologun e tij rus në ditët e ardhshme, ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të takohet së shpejti me homologët e tij të G7 dhe do të diskutojë rrugën përpara.

Rubio thotë se “ne do të paraqesim ofertën” për Rusinë.

“Ne do t’u themi atyre se kjo është ajo që është në tryezë, Ukraina është gati të ndalojë luftën dhe është gati të ulet në bisedime, dhe pas kësaj do t’u mbetet atyre që të thonë po ose jo,” tha ai.

Në vijim Rubio theksoi “shpresoj që ata të thonë po, dhe nëse e bëjnë, atëherë mendoj se kemi bërë përparim të madh”.

Deklarata SHBA-Ukrainë thekson se armëpushimi ishte subjekt i marrëveshjes dhe mund të zgjatet përtej 30 ditëve “me marrëveshje reciproke” midis Kievit dhe Moskës.

“Shtetet e Bashkuara do t’i komunikojnë Rusisë se reciprociteti rus është çelësi për arritjen e paqes”, thuhet në deklaratë.

SHBA u angazhua gjithashtu për të ngritur propozimet e diskutuara me Ukrainën me rusët, ndërsa pala ukrainase “përsëriti se partnerët evropianë do të përfshihen në procesin e paqes”, thuhet në deklaratë.

Delegacioni i SHBA-së udhëhiqej nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Mike Waltz.

Delegacioni ukrainas drejtohej nga shefi i kabinetit të Presidentit Volodymyr Zelensky, Andrei Yermak. Morën pjesë gjithashtu ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Ukrainës.

Sipas deklaratës së përbashkët, SHBA dhe Ukraina ranë gjithashtu dakord të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur “një marrëveshje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e burimeve minerale kritike të Ukrainës”.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kjo do të thotë se vendet do të nënshkruajnë marrëveshjen që tashmë është negociuar ose nëse do të ketë bisedime për një marrëveshje të ndryshuar.

Departamenti i Shtetit tha se të dy delegacionet ranë dakord të emëronin ekipet e tyre negociuese dhe të fillonin menjëherë bisedimet për një marrëveshje paqeje me Rusinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit