Vetëm pak ditë pas publikimit të këngës së saj më të re, Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment nga prapaskenat e projektit.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Luana shfaqet me një look elegant dhe plot ngjyra. Ajo është e veshur me një fustan të gjelbër dhe pozon në një ambient buzë detit.
Atmosfera verore dhe skenografia tërheqin menjëherë vëmendjen, duke sjellë një tjetër pamje nga realizimi i projektit të saj të fundit.
Krahas fotografive, Luana ka shkruar: “Edhe sa vera me t’prit?”
Postimi ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, ndërsa këngëtarja po vazhdon të ndajë momente nga puna dhe prapaskenat e projektit të ri.








