E dashura e reperit të njohur Mozzik, Lotina, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me disa foto nga pushimet e saj në Lapland, Finlandë.
Mes peizazheve të mbuluara me borë dhe atmosferës magjike, ajo shfaqet elegante dhe plot stil.
Krahas fotografive, Lotina ka shkruar me humor:
“Uhh, kush jam unë pa buzë të kuqe”, duke marrë menjëherë komente dhe pëlqime të shumta nga fansat.
Në këtë pushim përrallor, Lotinën e shoqëron i dashuri i saj, reperi Mozzik.








