Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, sot i ka dhënë lamtumirën e fundit babait të saj.
Haxhiu, ka shprehur dhimbjen për humbjen, duke e cilësuar të ndjerin si forcën dhe zemrën e familjes.
“Sot i dhamë lamtumirën e fundit babit tonë të dashur, forcës dhe zemrës sonë,” thuhet në reagimin e saj.
Familja Haxhiu ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pranë tyre në këto momente të vështira, duke theksuar se mbështetja dhe ngushëllimet u kanë dhënë forcë dhe ua kanë lehtësuar dhimbjen.
“Në emër të familjes, ju falënderojmë nga zemra të gjithëve që ishit pranë nesh në këto momente të vështira. Mbështetja dhe ngushëllimet na dhanë forcë dhe na lehtësuan dhimbjen. Ju jemi thellësisht mirënjohës,” thuhet në reagimin e saj.
Ajo ka përfunduar mesazhin me fjalët: “Prehu në paqe, babi ynë. Do të na mungosh pafundësisht.”











