spot_img
spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Loredana thyen heshtjen për fotot që qarkulluan me Jozin: Këto përmbajtje krijojnë disinformacion

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, ka thyer heshtjen përmes një mesazhi drejtuar ndjekësve të saj në kanalin “Lori’s People”, duke sqaruar situatën rreth disa fotove që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Loredana ka theksuar se imazhet ku ajo shihet krah Jozit nuk janë reale, por janë prodhim i Inteligjencës Artificiale.

Ajo ka kërkuar që shpërndarja e tyre të ndalojë menjëherë, duke i cilësuar si dashakeqe.

“Prej disa kohësh po qarkullojnë foto të krijuara me AI, në të cilat shfaqemi unë dhe Jozi bashkë. Do të doja që kjo gjë të ndalonte. Këto përmbajtje jo vetëm që krijojnë iluzione dhe keqkuptime, por edhe përhapin disinformacion,” ka shkruar ajo.

Përtej sqarimit, Lori ka falënderuar fansat e saj që i kanë qëndruar pranë edhe në ditët më të vështira. Ajo u shpreh se mbështetja e tyre ka qenë forca e saj më e madhe “në momentet më të errëta”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit