Loredana Brati, e njohur për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 4, ka dhënë një intervistë ku ka folur për ngjarjet që përjetoi brenda spektaklit.
Natyrisht, nuk mungoi pyetja rreth lidhjes me Joz Markun, një romancë e dukshme brenda formatit të reality‑t.
Për modelen, ka qenë një kapitull i mbyllur që tani përbën vetëm pjesë të së shkuarës:
“Ajo është një histori që ndodhi, të gjithë e gjithë e panë çfarë ndodhi, si ndodhi.”
Në vijim, Loredana shprehu qartë distancimin dhe përmbylljen e asaj periudhe:
“Është një e shkuar së cilës nuk dua t’i rikthehem. Megjithatë, i uroj gjithë të mirat.”








