Loredana flet për ndarjen nga Mozzik: E kam kaluar pa alkool dhe drogë

Loredana Zefi, rap-artistja e njohur shqiptare, ka folur për ndarjen e saj me Mozzikun.

Ajo ka theksuar se periudha e ndarjes ishte e vështirë, por e ka kaluar pa përdorur alkool apo drogë, duke u fokusuar te forcimi i vetes.

Këngëtarja, e cila ka origjinë nga Ferizaj, shpjegoi se ndarja ishte një moment kalues dhe që ka mësuar shumë prej saj, duke e pranuar si një pjesë të jetës.

“Është tema kur jemi ndarë si e kam përballuar unë atë kohë. Ka qenë për mua shumë vështirë. Normal, më pyetnin njerëzit ku e ke burrin, nuk e disha as si të përgjigjem se nuk e ka ditur askush se çfarë po ndodh edhe e kishe atë mendimin se ndoshta ka shans sërish dhe marre me iu tregu njerëzve që je ndarë”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Normalisht që kur e do dikë dhe ndahesh ndihesh keq, po tash ti, s’di si të them kam hyrë më thellë se që duhet do të thotë jam ndjerë keq po i thosha vetes akoma më keq duhet me u ndi me qëllim, se e disha që normale nuk është me u nda me dikë që ke qenë pesë vjet bashkë plus edhe kishim një fëmijë ndërmjet vete. Bashkë që e kemi”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit