Këngëtarja e njohur Loredana Zefi dhe futbollisti i Dortmundit, Karim Adeyemi, po përjetojnë momente të lumtura së bashku.
Çifti i famshëm është parë duke shijuar një udhëtim romantik në Paris, ku Loredana ka ndarë një foto të ëmbël pranë të dashurit të saj.
Në imazhin e publikuar, këngëtarja shfaqet e qetë dhe e dashuruar, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kanë ndërtuar. Loredana është gjithashtu nënë e një vajze, për të cilën duket të jetë shumë e përkushtuar dhe e dashuruar.







