Lopa përtyp unazën e martesës së Sarës, Romiri: Duhet të kontrollosh tani kur ta bëjë

Një moment tejet i pazakontë dhe gazmor ndodhi gjatë xhirimeve të spektaklit Ferma VIP, ku protagonista ishte sipërmarrësja Sara Karaj.

Një nga lopët e fermës “humb” unazën e diamantit të saj, duke e gëlltitur papritmas.

Incidenti u bë publik nga moderatorja Arbana Osmani, e cila ndau në rrjetet sociale një bisedë të brendshme të stafit, ku sqarohej situata.

Fillimisht, një anëtare e stafit njofton për ngjarjen, ndërsa më pas episodi merr kthesë humoristike, pasi banorët tentojnë të rikuperojnë unazën në mënyra sa të pazakonta, aq edhe qesharake.

Postimi i Osmanit u shoqërua me përshkrimin ironik: “Lajmet që (nuk) duam”, duke kthyer këtë episod në një nga momentet më të komentueshme dhe argëtuese të këtij edicioni.

Tani mbetet për t’u parë nëse unaza do të kthehet tek pronarja e saj, apo do të mbetet një nga ngjarjet më komike të Ferma VIP.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit