Një moment i hareshëm ka ndodhur së fundmi në shtëpi, kur Londrimi ka shijuar muzikën e përzgjedhur nga “Vëllai i Madh”, duke u lëshuar krejtësisht në ritëm.
Teksa ai vazhdonte të vallëzonte me energji dhe humor, Elijona nuk e la pa e ngacmuar me një koment që bëri të qeshnin edhe banorët e tjerë.
“Më bukur se ti nuk vallëzojnë as femrat”, u shpreh ajo, duke vlerësuar lëvizjet e tij dhe duke e kthyer skenën në një moment argëtimi për të gjithë.
Ky reagim solli atmosferë pozitive dhe tregoi edhe një herë se dinamika mes banorëve po shoqërohet me momente spontane, batuta dhe shumë humor.
Në vazhdim mbetet të shihet se çfarë surprizash të tjera do të sjellë “Vëllai i Madh” dhe si do të vazhdojë loja e banorëve.








