Londrim Mekaj u shpall të premten fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.
Ai megjithatë në shtëpinë e famshme pati raporte të mira thuajse me të gjithë konkurrentët.
Gjithashtu me Benita Zenën krijoi një marrëdhënie të mirë, edhe pse kanë pasur shpesh mospajtime.

Por duket se pas përfundimit të Big Brother, gjërat kanë ndryshuar mes tyre.
Shihet se në Instagram të Londrimit, ai nuk e ndjekë më Benitën, gjersa kjo e fundit e mban akoma te miqtë.
A do të thotë kjo se është prishur miqësia mes tyre, apo një veprim i momentit.
Londrimi ndërkaq ka fshirë edhe të gjitha fotografitë që mban në Instagram.









