I shpejt dhe i paparashikueshëm për mbrojtjet rivale,
Fisnik Asllani edhe sonte ka treguar klasin e tij, kësaj radhe në përballjen ndaj Augsburgut.
Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, reprezentues të Kosovës, u paraqitën si titullarë duke kontribuar në barazimin e madh të TSG Hoffenheim në udhëtim, me rezultat 2:2 ndaj Augsburgut.
Vendasit kaluan në epërsi 2:0 me golat e Claude-Maurice në minutën e 11-të dhe Gregoritsch në minutën e 14-të.
Në minutat në vijim, Hoffenheim reagoi shpejt. David Hranac shënoi në minutën e 35-të, ndërsa Ibrahim Toure realizoi në minutën e 42-të, pas asistimit të bukur nga Fisnik Asllani.
Nga ana tjetër, Elvis Rexhbeçaj u aktivizua nga minuta e 79-të për Augsburgun.
Në minutën e 85-të, Alexis Claude-Maurice humbi një rast ideal për vendasit, duke dështuar nga pika e bardhë.
Albian Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 63-të, ndërsa katër minuta më vonë u ndëshkua edhe Fisnik Asllani. Hajdari u zëvendësua në minutën e 68-të.
Pas javës së 29-të në Bundesliga, Hoffenheim renditet në vendin e pestë me 51 pikë, ndërsa Augsburg mban vendin e 10-të me 33 pikë.









