Lojtari çek 17 – vjeçar synon të hyjë në histori ndaj Kosovës

Kombëtarja e Kosovës sot synon rezultat pozitiv në përballjen me Çekisë në ndeshjen miqësore që luhet në Pragë.

“Përballje për një vend në listën përfundimtare dhe mundësi për t’u dëshmuar para publikut dhe trajnerëve.

Kombëtarja e futbollit të Çekisë do ta zhvillojë të dielën ndeshjen e parë miqësore para Kupës së Botës 2026, duke e pritur Kosovën në stadiumin “Letna”.

Takimi nis në orën 16:00’, shkruan mediumi çek “Sport”.


“Çekia është grumbulluar vetëm të enjten, ndërsa përzgjedhësi Miroslav Koubek ka ftuar gjithsej 29 futbollistë.

Megjithatë, pas ndeshjes së së dielës vetëm 26 lojtarë do të udhëtojnë drejt SHBA-së për turneun final.

Lufta për listën përfundimtare është një nga motivet kryesore të ekipit”, shkruan më tej.

“Lojtarët e provuar, të cilët nuk ka nevojë të testohen dhe që kanë luajtur në kampionat fundjavën e kaluar, kanë nevojë për pak pushim. Ndërsa të gjithë debutuesit që janë në listë do të marrin minuta”, ka deklaruar Koubek.

Megjithëse Çekia pritet të paraqitet me një formacion të ndryshuar, trajneri insistoi se kjo nuk do të ndikojë në ritmin e ndeshjes.

“Është një ndeshje ndërkombëtare dhe nuk bëhet fjalë ta trajtojmë si stërvitje.

Kërkojmë angazhim maksimal.

Formacioni mund të jetë më pak me përvojë, por të gjithë kanë motiv për t’u treguar.

Nuk do ta nënvlerësojmë ndeshjen.


Ajo hyn në histori dhe duhet ta trajtojmë seriozisht”, u shpreh ai.

Një nga futbollistët që po lufton për një vend në ekip është mesfushori i talentuar Hugo Sochurek.

Nëse aktivizohet ndaj Kosovës, ai në moshën 17 vjeç e 358 ditë do të bëhet lojtari më i ri në histori që debuton për kombëtaren seniore të Çekisë, duke thyer rekordin aktual të Adam Hlozhek.

Pas ndeshjes me Kosovën, çekët do të udhëtojnë për në Neë York City, ku më 4 qershor do të përballen me Guatemalën në miqësoren e dytë.

Më pas do të zhvendosen në bazën e tyre në Dallas, përpara nisjes së Kupës së Botës, që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanadë, ku çekët janë kualifikuar pas 20 vitesh mungesë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit