spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Llozhanit i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd – i afërmi: Nuk është maltretuar dhe nuk ka qenë në kërkim

Gjykata në Beograd i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh shtetasit të Republikës së Kosovës, Mit’hat Llozhanit, i cili u ndalua para tre ditësh nga policia serbe.

Llozhani, ish-ushtar i UÇK-së, po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë përmes Serbisë, kur u ndalua nga autoritetet serbe dhe gjatë kontrollit iu gjet kartela e veteranit.

Gazeta ka kontaktuar ekskluzivisht me një të afërm të Llozhanit, i cili ka deklaruar se familja është në kontakt të vazhdueshëm me vëllain e tij, ndërsa e mira e kësaj situate është se ai nuk ka qenë i maltretuar dhe nuk ka rezultuar të ketë qenë në kërkim.

“Prej burgut të vogël e kanë transferuar në Beograd. Me avokat kanë biseduar dhe nesër avokati do të hyjë për vizitë, pasi askush tjetër nuk ka të drejtë. Deri tani nuk ka aktakuzë dhe për këtë arsye nuk lejohet vizita e askujt tjetër”, ka thënë ai.

“Me vëllanë e tij jam në kontakt nonstop, më shumë informata nuk kam. Prej burgut të vogël e kanë transferuar në Beograd. Me avokat kanë biseduar, avokati nesër do të hyjë ta vizitojë sepse askush tjetër nuk ka të drejtë. Avokati nesër do të shkojë, për momentin është atje. E mira e kësaj është që nuk i ka dalë që është në kërkim në listën e veteranëve. Ia kanë zënë kartelën në xhep, makinë apo diku, ata po thonë që në xhep, por ne nuk e dimë sigurt. Po thonë që me maltretu në burgun e madh që e kanë transferuar nuk ma merr mendja, sepse është në mbikëqyrje të tonëve. Nuk e kanë lënë askënd të huaj sepse ende nuk ka aktakuzë, derisa nuk i shpallët nuk e lënë askënd të hyjë përveç avokatit nesër, atëherë ta shoh për çka po e akuzojnë, kryesorja që nuk është dalë në kërkim, siç i kërkojnë veteranët”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit