Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka uruar ditëlindjen ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e kujtuar njohjen e tyre që nga mesi i viteve ’80 dhe rrugëtimin e gjatë të bashkëpunimit e miqësisë së tyre.
Në mesazhin e tij, Lladrovci rikujton momentet e para kur u njoh me Thaçin përmes Sabit Veselit, duke e përshkruar atë si një djalë të ri nga Drenica që më pas do të bëhej një nga figurat kryesore të historisë së Kosovës.
Teksti i rregulluar:
Gëzuar ditëlindjen Hashim Thaçi!
Nuk ishte rastësi kur Sabit Veseli më njohu me një djalë të ri nga Drenica, pas mesit të viteve ’80. Nga ajo ditë e deri sot, Hashim Thaçi do të mbetet i nderuar nga unë dhe familja ime.
Në këtë ditëlindje të shokut, bashkëveprimtarit dhe bashkëluftëtarit, kujtoj një rrugëtim të jashtëzakonshëm që vetëm një penë e fortë do të mund ta ndiqte – nga aksioni i parë i armatosur i UÇK-së e deri te heqja e reve të zeza mbi Kosovën.
Në këtë ditëlindje, miku im, uroj të bëhesh shekullor dhe qoftë kjo ditëlindja e fundit larg familjes, shokëve dhe fateve të Republikës së Kosovës.









