Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Përmes një shënimi në Facebook, ai ka hedhur kunja drejt kryeministrit Kurti, duke thënë se kur ka vullnet, kjo çështje mbyllet shumë shpejt.
“Njerëzit e vegjël bëjnë drama të mëdha. Kur ka vullnet, ma shpejt zgjidhet presidenti se sa pihet një çaj. Kosova është më e rëndësishme se secili politikan e parti politike, sot e nesër!”, ka shkruar Lladrovci.









